Politikanja serbe pretendon se u fut ilegalisht në Kosovë për të mbajtur një “tubim kombëtar të serbëve”

Aktuale

Politikanja serbe pretendon se u fut ilegalisht në Kosovë për të mbajtur një “tubim kombëtar të serbëve”

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 09:06
Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski

Kryetarja e partisë serbe “Zavetnici”, Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski, ka publikuar një fotografi në rrjetin Social “X, ku pretendon se ka hyrë ilegalisht në Kosovë nëpërmjet maleve.

“Menduan se edhe sonte do të më ndalojnë, por siç thash: Kush e di cakun, ai e di edhe rrugën, qoftë edhe nëpërmjet maleve. Përshëndetje nga fshati Reçicë!”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, ajo pretendon se është në fshatin Reçicë të komunës së Podujevës, duke mbajtur një “tubim kombëtar të serbëve”.

“Prej vitesh më bllokojnë hyrjen në Kosovë me pretekstin se po e ‘cenojë rendin e tyre kushtetues’”, ka thënë ajo gjersa ka shtuar se për të është e rëndësishme që të “mbrojë rendin kushtetues të Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat