​Rrugët me plot borë, reagon Daut Haradinaj: Qeveritarë, dilni shihni gjendjen e rrugëve

Aktuale

​Rrugët me plot borë, reagon Daut Haradinaj: Qeveritarë, dilni shihni gjendjen e rrugëve

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar për rrugët e pa pastruara në rrugët e Kosovës, veçmas për atë Prishtinë - Pejë.

Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qeveritarëve të dalin në terren për të inspektuar gjendjen rrugore.

"Rruga Prishtinë - Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse. Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë", ka thënë Haradinaj.

"Nëse vazhdon të bie borë kësisoj, vaj halli për ne! Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në gusht nuk bien, vetëm dimrit!", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat