Grabitja e argjendarisë në Suharekë, arrestohen dy persona

Aktuale

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, arrestohen dy persona

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si të dyshuar në lidhje me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë.

Rastin ka konfirmuar Prokurorja e Shtetit, Ervehe Gashi, e cila theksoi për momentin ata janë duke u intervistuar në cilësinë që kanë ndihmuar të armatosurit në grabitje.

“Dy personat janë ndaluar gjatë ditës së sotme, njëri në orën 14:00, tjetri një orë më vonë.

Ata dyshohen se kanë ndihmuar në kryerjen e rastit, nuk janë të dyshuarit kryesorë, ata dyshohet se kanë ndihmuar të dyshuarit të kryejnë grabitjen e armatosur”, ka thënë Gashi.

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat