Shpërthim në veri të Mitrovicës - Policia jep detajet

Aktuale

Shpërthim në veri të Mitrovicës - Policia jep detajet

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 06:39 Përditësuar në ora: 10:32 më 26.11.2023
Foto ilustrim

Policia nuk dyshon se cak i shpërthimit në veri ishte ndonjë banor

Një shpërthim i një granate dore ka ndodhur pas mesnate në veri, ku si pasojë dëme të vogla materiale janë shkaktuar në një shtëpi.

Zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Veton Elshani ka thënë se nuk dyshojnë që cak i shpërthimit ka qenë ndonjë banor në atë lagje

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë “Perandori Dushan”, në Mitrovica Veriore, ku xhamat e disa dritareve të një shtëpie janë thyer”, tha ai.

Elshani ka shtuar se njësitet policore kanë dal në vend të ngjarjes dhe pas konsultimit me prokurorin, është hapur rasti si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Shpërthim në veri të Mitrovicës – shkaktohen dëme materiale në një shtëpi

Një shpërthim ka është dëgjuar pas mesnate në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar  ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se dyshohet të jetë shpërthyer një garantë dore.

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz”, ka thënë ai.

Elshani ka shtuar se njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes

“Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha ai. 

Raportohet për një shpërthim në veri të vendit, banorët në panik

Një mjet shpërthyes sapo ka detonuar veriun e Mitrovicës pak minuta më parë.

Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme.

Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt.

Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve konfirmojnë për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.

Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë për “Mitropol” se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat