Ish-inspektori i AKI-së flet për bazat ushtarake serbe rreth kufirit: Ky është synimi i Serbisë, NATO ta trajtojë me seriozitet

Aktuale

Ish-inspektori i AKI-së flet për bazat ushtarake serbe rreth kufirit: Ky është synimi i Serbisë, NATO ta trajtojë me seriozitet

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë.

Pozicionimi e këtyre bazave serbe në kufi me Republikën e Kosovës, për ish-inspektorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani është shqetësuese.

Ai thotë që kjo tregon se Serbia pretendon me hy në territorin e republikës së Kosovës.

“Sa i përket bazave ushtarake te Serbisë përreth kufirit të Kosovës, e që është një numër i madh i tyre, sigurisht se janë shqetësuese. Kjo për vetë faktin se Serbia haptazi shfaq pretendime ndaj territorit të Republikës së Kosovës dhe kurrë nuk i ka minimizuar këto pretendime”, deklaroi ai 

Sopjani ka thënë që Kosova duhet të vazhdoj të zhvilloj kapacitetet mbrojtëse.

Përveç kësaj, ai thotë që duhet të vazhdoj të ekspozojë sa më shumë veprimet destabilizuese të Serbisë.

“Kosova duhet të vazhdojë të zhvilloj kapacitetet e saja mbrojtëse dhe integrimin e saj në strukturat euro atlantike. Njëkohësisht, duhet të vazhdohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi me partnerët tanë, me theks te veçantë me NATO dhe po ashtu edhe të ekspozojë sa më shumë që është e mundur veprimet destabilizuese të Serbisë dhe vetë ambiciet e Serbisë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat