Krasniqi godet Qeverinë me një video: Kanë ndarë 78 milionë euro tenderë pa prokurim formal

Aktuale

Krasniqi godet Qeverinë me një video: Kanë ndarë 78 milionë euro tenderë pa prokurim formal

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 10:32
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një dokument nga raporti për Kosovën i Komisionit Evropian, lidhur me tenderët e nënshkruar nga Qeveria.

Sipas tij Qeveria dyshohet se ka dhënë tenderë për miqtë e familjarët e tyre përmes procedurave të negociuara, pa pasuar prokurimin formal.

Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian, sipas Krasniqit, konfirmon se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata të tenderëve me procedurë të negociuar, pa prokurim formal, në vlerë prej 78 milionë e 560 mijë euro.

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat