Durmishi: Rruga Prishtinë – Podujevë përfundon vitin e ardhshëm

Aktuale

Durmishi: Rruga Prishtinë – Podujevë përfundon vitin e ardhshëm

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 12:26
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rruga Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Ndryshe, nga rrugët Prishtinë – Mitrovicë dhe ajo Prishtinë – Gjilan, Durmishi ka theksuar se me rrugën Prishtinë – Podujevë janë më mirë, pasi e kanë filluar vetë si Ministri dhe nuk e kanë trashëguar nga Qeveritë e kaluara.

“Prishtinë – Podujevë jemi shumë më mirë, sepse e kemi filluar që nga fillimi ne. Prej fazës së projektimit dhe jemi kujdes që mos me pas probleme. Njëjtë jemi kujdes në projektet e reja që fillojnë, ka me pas tjetër dinamikë, ka me pas mbikëqyrje të jashtë profesionale që të kujdesimi që projekti të kryhet në afat. Rruga Prishtinë – Podujevë përfundon vitin tjetër. Komplet përfundon vitin tjetër. Sepse kontrata ma e madhe i ka 365 ditë pune, kështu që brenda këtij afati përfundon, gjithsesi vitin tjetër e gjen të përfunduar rrugën Prishtinë – Podujevë” ka thënë Durmishi.

Gjithashtu, Durmishi ka folur edhe për rrugën Prishtinë – Mitrovicë dhe atë Prishtinë – Podujevë.

Edhe rruga Prishtinë – Mitrovicë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm ka theksuar Durimishi.

“Prishtinë – Mitrovicë ka zgjatur, kjo çështje deri sa është shkëput kontrata, deri sa është përzgjedhur kompania ndërkombëtare mbikëqyrëse. Tash jemi në fazën e përzgjedhjes së operatori ekonomik dhe afati i kryerjes së punimeve është një vit kalendarik. Jo ditë pune, por një vit kalendarik. Ditën kur nënshkruhet kontrata, operatori ekonomik e ka afatin 1 vit për me përfundua komplet rrugën Prishtinë – Mitrovicë dhe po shpresojmë që të nënshkruar kontratën shpejt, asi jemi në fazën finale. Në mënyrë që në fundin e vitin të ardhshëm ta kemi të përfunduara Prishtinë  -Mitrovicë. Atje shpronësimet janë të përfunduara të gjitha edhe pagesat janë të përfunduara.

Njëjtë është edhe Prishtinë – Gjilan, e kemi ndarë buxhetin komplet… kështu që krahas zhvillimeve të punimeve në pjesën e parë në Bresalc, ne do ta fillojmë menjëherë në pranverë procedurën për pjesën deri te kufiri”, ka thënë Durmishi.

Ministria e Aliut do të operojë me mbi 260 milionë euro për vitin 2024, mbi 5 milionë euro do të jenët për paga dhe mëditje.

“Për vitin 2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të operojë me buxhet në vlerë prej 265,445,995.00€, ku prej tyre:

Paga dhe Mëditje – 5,212,527.00€

Mallra dhe Shërbime-34,940,148.00€

Subvencione dhe Transfere-1,643,814.00€, si dhe

Investime Kapitale-223,168,016.00€, si dhe

Shpenzime Komunale-481,490.00€”, ka bërë të ditur Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat