​Dita e Forcës, Kurti: Me optimizëm ecim drejt të ardhmes me ushtrinë tonë

Aktuale

​Dita e Forcës, Kurti: Me optimizëm ecim drejt të ardhmes me ushtrinë tonë

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 14:19
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se Kosova ecë me optimizëm drejt të ardhmes kur dihet se sa e sigurt është me ushtrinë e saj.

Këto deklarata kreu i ekzekutivit i bëri pas vizitës në kazermën “Adem Jashari”, me rastin e Ditës së Forcës.

FSK e ka ditën sot një ditë para 28 nëntorit, pra dy festa njëra pas tjetrës.

Kurti: Me optimizëm ecim drejt të ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë

“Sot vizituam ekspozimin e armatimit të FSK-së, forcë e bashkimit e krenarisë. Pamë që sot kanë ardhur të gjitha moshat e të gjitha e etnitë. Është një ditë e gëzimit dhe përkujtojmë ata që sakrifikuan por edhe në të njëjtën kohë me optimizëm ecim drejt të ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë. Qeveria e Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit të mbrojtjes, ka bërë gati trefishim investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve jashtë vendit. Në më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë jashtë vendit. Ne e kemi të qartë se FSK është trashëgimtare e UÇK-së. Nesër e kemi 28 Nëntorin që e shënojmë në kujtim të trinisë: të flamurit kuq e zi të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë e të Adem Jasharit në Prekaz. Me krenarinë e lavdishme për të kaluarën tonë e me përplot optimizëm, shpresë e përgjegjësi ecim drejt së ardhmes. Urime 27 nëntori dhe 28 nëntori”, tha Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat