Lirohet shtetasi i Kosovës i arrestuar në Serbi, u ndalua për një kartelë të UÇK-së

Aktuale

Lirohet shtetasi i Kosovës i arrestuar në Serbi, u ndalua për një kartelë të UÇK-së

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Kushtrim Bytyqi nga Fushë Kosova është ndaluar sot në pikën kufitare Serbi-Kroaci gjatë rrugës që vinte nga Gjermania në Kosovë.

Burime të medias bëjnë të ditur se Bytyqi është liruar para pak minutash nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Arsyeja e ndalesës së tij ishte se me vete e kishte kartelën e babait si veteran i UÇK-së” ka thënë Smakiqi.

Lajmin për lirimin e ka konfirmuar edhe vëllau i Kushtrimit, Çlirimi.

“Po vëllau është duke ardhur në shtëpi, është liruar” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat