Kollçaku: Manastiri i Deçanit po i zgjeron pronat

Aktuale

Kollçaku: Manastiri i Deçanit po i zgjeron pronat

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 17:45
Manastiri i Deçanit

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se manastiri i Deçanit po i zgjeron pronat.

Kollçaku ka thënë se nga kontaktet me banorë të fshatrave përreth, ka kuptuar se manastiri i Deçanit është duke po blerë prona.

“Nga biseda dhe kontaktet me banorë të fshatrave përreth, kam kuptuar se kohëve të fundit Kisha Ortodokse Serbe, përkatësisht manastiri i Deçanit, po blen prona – shtëpi e patundshmëri – të serbëve lokalë në Gorazhdec, me gjasë që të sigurohet që ajo zonë mos të popullohet me shqiptarë”, ka shkruar ajo.

Kollçaku është shprehur se manastiri i Deçanit në njërën anë insiston që të marrë prona publike, ndërsa në anën tjetër po blen prona private.

“Pse ky fiksim i Manastirit me tokën? Si institucion fetar, a nuk do të duhej të ketë një mision tjetër?”, ka shkruar tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat