Elezi: Kemi 1600 kërkesa për ndërrim të qendrave të vendvotimit

Aktuale

Elezi: Kemi 1600 kërkesa për ndërrim të qendrave të vendvotimit

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 17:53
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Edhe pse nuk është vit zgjedhor, KQZ-ja ka nisur fushatën për ndërrimin e qendrave të votimit nga ana e qytetarëve, obligim që rrjedh nga ligji i ri zgjedhor, i miratuar në qershorin e këtij viti.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për RTK se ndërrimi i qendrave të votimit bëhet shumë lehtë.

“Nga e premtja që shkoi KQZ ka filluar që të u mundësojë qytetarëve të Kosovës me të drejt vote, që të bëjnë ndërrimin e qendrave të votimit, pra po flasim për ata qytetarëve të jetojnë në Republikën e Kosovës", tha ai.

Sipas tij, kjo gjë bëhet shumë lehtë. “Deri më sot kemi 1600 kërkesa nga qytetarët për ndërrim të qendrave të vendvotimit nëpër komunat e Kosovës”, theksoi ai.

Elezi foli edhe për ndërrimin e Ligjit për Zgjedhje. Ai tha se Kosova ka mbetur me një zonë zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat