Krasniqi kërkon ndëshkimin e Serbisë, thotë se mund te jetë rrezik për të gjithë Ballkanin

Aktuale

Krasniqi kërkon ndëshkimin e Serbisë, thotë se mund te jetë rrezik për të gjithë Ballkanin

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 20:52
Kryetarja e Komisionit parlamentar për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi

Kryetarja e Komisionit parlamentar për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar që të ndëshkohet Serbia pas sulmit terrosit në Banjskë.

Ajo tha se mos-ndëshkimi i Serbisë mund të sjell destabilizizim e gjithë për të gjithë Ballkanin, duke u ndikuar edhe nga Rusia.

Krasniqi kërkoi edhe njohje të reja nga pesë vendete anëtare të BE-së, dhe anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Postimi i plotë:

Në takimin Plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), në Madrid të Spanjës, para të pranishmëve në COSAC, kam kërkuar të dënohet sulmin terrorist serb në Banjska të Komunës së Zveçanit, duke theksuar se elementet destabilizues rajonal me bazë në Serbi, mund të jenë të rrezikshëm për destabilizimin e Ballkanit dhe janë të lehtë të manipulohen nga Rusia për përhapjen e luftës në Evropë, andaj edhe kërkova mbështetjen e tyre që të bëhet më shumë presion në dorëzimin dhe sjelljen e terroristëve përballë drejtësisë. Gjithashtu shfrytëzova rastin për të kërkuar nga shtete anëtare të BE-së që Kosovës t’i ofrohet perspektivë integruese Evropiane, anëtarësim në Këshillin e Evropës, njohja e pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë pranuar Kosovën, si dhe inkuadrimi në mekanizmat e tjerë të ndryshëm ndërkombëtar.

Ndryshe, deputetja e LDK-së po qëndron në takimin Plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), në Madrid të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat