Zana Avdiu deputetes së PDK-së: Mos tentoni të merrni vota nga liderët në Hagë si LDK-ja nga Rugova

Aktuale

Zana Avdiu deputetes së PDK-së: Mos tentoni të merrni vota nga liderët në Hagë si LDK-ja nga Rugova

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 21:49
Blerta Deliu-Kodra- Zana Avdiu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë në “Pressing” , se kjo parti politike ka pasur të vështirë faktin që liderët e saj përballen me Gjykatën Speciale.

Përkundër kësaj, ajo ka thënë se PDK-ja ka arritur që të riorganizohet e t’i fitojë zgjedhjet lokale.

Por aktivistja Zana Avdiu i ka thënë asaj se “është gabim të vareni nga disa liderë”.

“Mos tentoni të merrni vota nga liderët në Hagë si LDK-ja nga Rugova”.

“Kjo është fatketqësia kur e lidh qenien e saj vetëm me disa liderë, kjo është shumë e gabuar”, ka thënë Avdiu.

Më pas Deliu i ka thënë Avdiut se po flet për një proces që e kaluar PDK-ja pas vitit 2020.

”PDK-ja ka lidership të jashtëzakonshëm, ka njerëz me integritet, personalitete të larta që kanë dhënë kontribut në të gjitha fazat, para luftës, në luftë e pas luftës”.

“Pse e përmendi faktin e adresimit që liderët tanë janë në Hagë, e përmenda sepse shkuarja e tyre nuk ka qenë e lehtë që ta organizojmë strukturën tonë, megjithatë ne kemi dalë në lidershipin e Memli Krasniqit që t’i fitojmë zgjedhjet lokale në 10 komuna”, ka thënë Deliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat