Ibishi: Me shpërthimet në veri, Serbia synon ta mbaj situatën të tensionuar

Aktuale

Ibishi: Me shpërthimet në veri, Serbia synon ta mbaj situatën të tensionuar

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 23:58
Nuredin Ibishi

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, tha se me shpërthimet e fundit në komunat veriore të Kosovës, Serbia ka për qëllim ta mbaj situatën të tensionuar.

Ibishi, tha se këtë situatë Serbia synon ta mbaj para zgjedhjeve atje për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

“Vazhdon Serbia ta mbaj në tension Kosovën me këto eksplodime në vende të ndryshme urbane që situatën ta mbaj të tensionuar. Është e vërtetë që për të esklauar situata duhet shumë pak të bëhet nga ajo se Serbia, disponimi i saj është në këtë situatë që në fazën elektorale për zgjedhje në Serbi të mbaj në vëmendje Kosovën duke u thirrur që situata do të jetë kështu pra e një konflikti dhe vetëm ndërrimi i një misioni tjetër përveç Policisë së Kosovës do të sillte paqe. Ky qëndrim, këto paralajmërime ogurzeza nga një vend fqinj, lidershipi i saj edhe mundësia që në vitin 2024 të ketë një konflikt është asgjë më shumë se shpërfaqje e një presioni të vazhdueshëm nga Rusia, Putini që Vuçiqi të vazhdoj me rolin vet në destabilizimi e jo vetëm të Kosovës por edhe Ballkanit”, tha Ibishi.

Megjithatë, Ibishi tha se pavarësisht zhvillimeve në veri, situata është e qetë dhe sipas tij garanci për këtë është edhe shtimi i pjesëtarëve të KFOR-it, krahas operacioneve policore.

“Mendoj që pa marrë parasysh këtyre, situata është stabile. Kemi prezencën e KFOR-it me rritje prej 1000 ushtarëve, dhe kontrollim i shtuar i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë por normal edhe operacione tjera policore që merren me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në këto 4 komuna në veri të Kosovës”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat