Alarmon analistja amerikane: Mund të presim një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu si në shtator

Aktuale

Alarmon analistja amerikane: Mund të presim një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu si në shtator

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 10:47
Analistja amerikane Ivana Stradner

Analistja amerikane Ivana Stradner ka thënë se mund të pritet një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu si e 24 shtatorit.

Stradnder përmes një postimi në X, ka shkruar se është e bindur se mund të përsëritet një situatë e tillë.

“Telegram që ndan një histori të kafenesë Panda, që do të thotë se ata po përgatisin një tjetër flamur fals dhe do të akuzojnë Mbretërinë e Bashkuar. Ky mesazh ishte shpërndarë nga kanale të tjera ruse e serbe dhe tashmë mediat serbe dhe ruse akuzuan Britaninë e Madhe për komplot të luftës në Kosovë”, ka shkruar Stradner.

NATO ka shtuar praninë e saj në Kosovë pas 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan po atë ditë, u vranë tre sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat