Takimi me ministrat e Jashtëm të NATO-s, Blinken kthen fokusin te tensionet Kosovë-Serbi

Aktuale

Takimi me ministrat e Jashtëm të NATO-s, Blinken kthen fokusin te tensionet Kosovë-Serbi

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:21
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kthyer vëmendjen tek Ukraina, NATO-ja dhe Ballkani Perëndimor pas javësh fokusi intensiv në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Siç raportoi të martën “PBS News”, në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s, aleanca do të riafirmojë mbështetjen e saj për mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë, do të shqyrtojë mënyrat e zbutjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të shikojë përgatitjet për 75 vjetorin e NATO-s vitin e ardhshëm.

“Aleatët do të vazhdojnë të mbështesin vetëmbrojtjen e Ukrainës derisa Rusia të ndalojë luftën e saj të agresionit”, tha Jim O’Brien, diplomati më i lartë i SHBA-së për Evropën.

Sesioni dy-ditorë të martën dhe të mërkurën do të përfshijë takimin e parë në nivel ministrash të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë, një organ i krijuar nga krerët e aleancës në samitin e tyre të fundit për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin dhe për të ndihmuar në përgatitjen e Kievit për anëtarësimin përfundimtar.

Në një telefonatë me gazetarët të hënën, O’Brien tha se Blinkeni mund të udhëtojë në Shkup pas Brukselit për një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Takimi i NATO-s në Bruksel do të trajtojë situatën në Ballkanin Perëndimor ku ka thirrje që NATO të rrisë praninë e saj ushtarake mes shqetësimeve se tensionet midis Kosovës dhe Serbisë mund të përshkallëzohen në konflikt të drejtpërdrejtë.

Pos Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor, ministrat do të diskutojnë edhe planet për samitin e 75-vjetorit të aleancës që do të mbahet në Uashington në korrik 2024, në të cilin aleatët do të festojnë themelimin e NATO-s dhe do të nxjerrin në pah atë që liderët e quajnë aleanca ushtarake më e suksesshme në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat