Kurti: Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht - Gëzuar gjithë shqiptarëve 111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!

Aktuale

Kurti: Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht - Gëzuar gjithë shqiptarëve 111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!

Nga: A.SH Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 17:34
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urar gjithë shqiptarët për ditën e flamurit.

Ai për këtë ditë thotë se është festë të katërfishtë me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë.

Postimi i plotë:

28 Nëntori historik

Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht. Nga Skënderbeu më 1443 në Krujë, te Ismail Qemali më 1912 në Vlorë, deri te ditëlindja e Adem Jasharit më 1955 në Prekaz e në fund dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997 në Llaushë. 28 Nëntorin e kemi festë të katërfishtë me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë.

Nga Vlora sot paradite e tani drejt Prekazit në mbrëmje, gëzuar gjithë shqiptarëve 111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat