Buxhovi: Ibrahim Rugova rilindasi i fundit, e rriti Shqipërinë e ktheu në logjikë shtetërore

Aktuale

Buxhovi: Ibrahim Rugova rilindasi i fundit, e rriti Shqipërinë e ktheu në logjikë shtetërore

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 17:41
Ibrahim Rugova

Duke folur për Pavarësinë e Shqipërisë, historiani Jusuf Buxhovi ka përmendur edhe Ibrahim Rugovën.

Ai thotë se roli i Rugovës është dashur të shihet në këtë aspekt.

“Intelektual dhe shkrimtarët të Lidhjes së Shkrimtarëve ishin të obliguar të pranojnë fatin e historisë, ata të jenë bartës të një politike sepse ra klasa politike. Nuk kishte faktor që mund ta rikthente atë që kishte përfunduar. Në këtë aspekt duhet shihet roli i klasës politike dhe roli i Ibrahim Rugovës. Në këto që flitet më vonë e kemi një mitizim të panevojshëm të Ibrahim Rugovës, siç kemi mitizim të figurave të UCK-së, të panevojshëm”, u shpreh ai.

Sipas Buxhovit, ish-presidenti ka pasur synim kërkesën për barazi që ta përcaktojë drejtimin e shqiptarëve.

“Ibrahim Rugova ka qenë i një koncepti politik që kërkesa për barazi duhet të jetë ta përcaktojë drejtimin e shqiptareve në Jugosllavinë që nuk ekzistonte më. Kërkesa ishte të jem të barabartë. Rugova ishte në atë koncept, duke i bashku të gjitha rrymat, ashtu filloi shteti paralel, deri më 1997, kur u shfaq rezistenca e armatosur, u kurorëzua me daljen e UCK-së. Luftën diplomatike e kthejë në diplomaci të luftës”.

Roli i Ibrahim Rugovës ishte historikisht i rëndësishëm, thotë historiani Buxhovi.

Ai tha se ish-presidenti Rugova është rilindasi i fundit, e rriti atë gjysmë Shqipërie, e ktheu në logjikë shtetërore.

“Roli i Rugovës, ishte shumë i madh dhe historikisht i rëndësishëm. Mund të merret sepse tre pikat e LDK-së kanë qene të bazuara nga programi i rilindjes kombëtare, barazia, përkatësia për të ndihmuar, qytetërimi perëndimor, shteti paralel, por ajo që solli Kushtetuta e Kaçanikut ishin në atë frymë. Ibrahim Rugova e çojë përpara atë projekt. Ai është rilindasi i fundit, e rriti, atë gjysmë Shqipëri, ta kthejë në logjikë shtetërore.

“Lëvizja duhet të shikohet në rrethanat në të cilat janë gjet shqiptarët pas ndryshimit të Kushtetueses më 1974, kur Kosova fitoi statusin e Njësisë Federative që ishte shkëputur nga Serbia, kulturalisht dhe politikisht, ishte avancuar, veçmas në arsim dhe kulturë, universitet.

Ishte avancim i identitetit tonë kombëtar, kulturor dhe politik. 81-ta solli realitet tjetër, vdekja e Titos e hapi kutinë e Pandorës, që do ta shkatërronte Jugosllavinë, në saje të shovinizmit serb, Serbia ishte e interesuar të rrënojë Jugosllavinë, pikërisht në Kosovë. Ashtu ndodhi më 23 mars 1989, kur u rrënua autonomia në Kosovë me tank. Jugosllavia nuk ekzistonte më pas atij akti”, theksoi Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat