Ish-ushtari i UÇK-së: Presidenti Rugova ishte në dijeni për stërvitjet tona në Shqipëri

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së: Presidenti Rugova ishte në dijeni për stërvitjet tona në Shqipëri

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:13
Ibrahim Rugova

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Çerkini, ka thënë që presidenti Ibrahim Rugova, ka qenë në dijeni të stërvitjeve të grupeve të kësaj ushtrie në Shqipëri.

“I ndjeri akademik Fehmi Agani, gjithmonë ka thanë, jo, luftë frontale me Serbinë nuk guxojmë të nisim sepse ata kanë një inat, ata kanë një mllef të madh dhe i tërë arsenali shfrytëzohet në Kosovë dhe kundër shqiptarëve kështu që le të shkojnë, le të vazhdojë kjo luftë atje lart, duke filluar Kroacia si e dimë se çfarë është bërë, Bosnja e Hercegovina edhe ma vonë na”, ka thënë Çerkini.

“I ndjeri, akademik Agani thoshte gjithë, presidenti po thotë, ka mundësi, bën që të likuidohet dikush që po bën dëme ose ndonjë i keq shumë, ndonjë njeri i keq, do të thotë ndonjë person, por luftw frontale nuk guxojmë me ba”.

“Po po ka qenë në dijeni [për stërvitjet tona në Shqipëri], për të gjitha, ka qenë një marrëveshje gjentëllmene sa unë kam pasur informacion mes presidentit Rugova dhe presidentit të atëhershme të Shqipërisë Ramiz Alia pa ndonjë shkresë, pa ndonjë firmosje por gjentëllmene që po ka mundësi me ushtru edhe ne kemi shku të ushtrojmë se mas dy grupeve tona ma s’ka pasë ushtrime”, ka deklaruar Çerkini në Info Magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat