Latifi për Kosovën shtet: Nuk po funksionon, kjo është arsyeja

Aktuale

Latifi për Kosovën shtet: Nuk po funksionon, kjo është arsyeja

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 21:49
Blerim Latifi

Shqipëria sot shënon 111 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Për këtë në “Pressing” të T7 po diskutohet rreth kësaj teme.

Blerim Latifi, profesor universitar i filozofisë, ka thënë se ky projekt nuk funksionon, duke besuar se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Ai ka thënë se arsyeja pse nuk po funksionon projekti multi-etnik i shtetit të Kosovës është sepse nuk po pranohet nga pakica serbe e që është një nga elementet e shtetit multi-etnik.

“Arsyeja pse ne nuk do të mund të mund të vazhdojmë gjatë me këtë projekt është se projekti i Kosovës si multi-etnik, është një projekt që nuk po funksionon. Pse nuk po funksionon është sepse njëra nga elementet e këtij shteti multi-etnik nuk po e njeh këtë shtet, nuk po e pranon besnikërisë ndaj këtij shteti, që është pakica serbe”.

“Ne për hir të ecjes para, ne kemi bërë sakrifica të mëdha. Ne kemi pranu edhe me ndrru flamurin, a din  çfarë do të thotë më ndryshu flamurin, është me fshi krejt kujtesën historike – atë kujtesë historike që na ka sjellë deri te pavarësia e Kosovës”, ka thënë Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat