Konjufca për 28 Nëntorin: Kjo datë na shfaq nervin e gjallë të historisë

Aktuale

Konjufca për 28 Nëntorin: Kjo datë na shfaq nervin e gjallë të historisë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 22:23
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Konjufca ka thënë se kjo datë na shfaq “nervin e gjallë të historisë, aty ku qartësohemi dhe vijmë në vete, ku përkatësia kombëtare shënohet vetvetishëm prej ndjenjës së përfshirjes në përpjekjet e panumërta për liri dhe përparim”.

“Nga kthimi i Gjergj Kastriotit, te Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari e deri te lufta çlirimtare e UÇK-së, po ai flamur që valon”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka thënë se 28 nëntori na mbledh të festojmë çka kemi arritur, çka gëzojmë falë heronjëve, dëshmorëve dhe përpjekjeve sublime të popullit tonë, e njëherazi na thërret të zotohemi ndaj sakrificës dhe idealit të tyre për të shkuar përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat