Beqiri: Ismail Qemaili thoshte se “pa u vrarë tradhtia nuk bashkohet Shqipëria”

Aktuale

Beqiri: Ismail Qemaili thoshte se “pa u vrarë tradhtia nuk bashkohet Shqipëria”

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 00:35
Evarist Beqiri

Ismail Qemali ka vdekur në rrethana misterioze më 24 janar 1919. Deri më sot, nuk ka një variant përfundimtar të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime se është helmuar nga qarqet greke, serbe, turke apo italiane.

Pedagogu nga Universiteti i Tiranës, Evarist Beqiri, përmendi një frazë të shkurtër të thënë nga Qemali “pa u vrarë tradhtia, nuk bashkohet Shqipëria”.

Megjithatë, Beqiri vlerësoi që krahas aludimeve të shumta, ende nuk ka ndonjë fakt apo dokument për t’i mbështetur hipotezat e ngritura për vdekjen e tij.

“Nuk mund të themi me siguri që u helmua, sepse nuk e kemi një fakt apo një dokument. Mund të ketë pasur kundërshtarë shumë të mëdhenj, siç është rasti i vetë shqiptarëve dhe ishte një shprehje e Ismail Qemalit që thotë “pa u vrarë tradhtia, nuk bashkohet Shqipëria”. E pikërisht, një rrugë mund të të çojë te kjo, që kundërshtarët politikë mund të kenë organizuar diçka. Afër vetes ai kishte njerëz besnikë, ishte i aftë të bashkëpunonte. Por, mundet të ekzistojë edhe kjo hipotezë, ka aludime që të çojnë se mund ketë pasur diçka të tillë, komplote apo konspiracione. Por nga ana tjetër, mjekët që i bënë autopsinë nuk e kanë thënë këtë gjë, ata flisnin për një vdekje “hemorragji cerebrale”, ai ra në koma 24 janar dhe zyrtarisht u deklarua i vdekur më 26 janar 1919”, deklaroi Beqiri në emisionin “Infonata” me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndonëse dyshimet për helmimin e Ismail Qemalit, kryeministrit të parë shqiptar janë shprehur vazhdimisht nga historianë dhe studiues, asnjëherë nuk është provuar një gjë e tillë.

Qemaili është kryeministri dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar. nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914 për 12 muaj e 56 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat