Beqiri thotë se një njeri me emrin Ismail na fali lirinë dhe pavarësinë

Aktuale

Beqiri thotë se një njeri me emrin Ismail na fali lirinë dhe pavarësinë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 00:46
Evarist Beqiri

Pedagogu në Universitetin e Tiranës, Evarist Beqiri, tha se mbiemri i heroit kombëtar, Ismal Qemali vjen siç ishte tradita në atë kohë nga vendi, derisa shtoi se emri i tij ishte trashëgimi nga gjyshi i tij.

Beqiri tha se duke u bazuar nga një fjalë latine që thotë se emri është fati i njeriut, emri Ismail në traditën abraimike do të thotë se zoti iu dëgjoi, gjë të cilën Beqiri e lidh me kërkesën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Beqiri tha se emri Ismail i dha shqiptarëve liri dhe pavarësi më 1912.

“Mbiemri i tij vjen siç ishte tradita në atë kohë vinte nga vendi dhe është një familje e madhe perandorake pra e asaj periudhe që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Perandorinë Osmane dhe ka qeverisur me shekuj pjesën e jugut të Shqipërisë, posaçërisht Vlorën dhe Beratin dhe atë pjesë, Labërinë pra që ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë tonë por emri i tij pastaj lidhet me trashëgiminë nga gjyshi. Pra mban emrin e gjyshit. Ismail, faktikisht si domethënie emri Ismail në traditën abraimike do të thotë zoti iu dëgjoi. Dhe kuptohet që latinët thonë ‘in nomen omen’, pra te emri është fati i njeriut. Dhe, jo më kot ishte ky, ky burrë, ky personalitet i madh që do shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe zoti i dëgjoi lutjet tona dhe një njeri me emrin Ismail na fali pikërisht lirinë edhe pavarësinë”, u shpreh Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat