​Kurti: Ardhja e kontingjentit britanik po i kontribuon sigurisë në Kosovë

Aktuale

​Kurti: Ardhja e kontingjentit britanik po i kontribuon sigurisë në Kosovë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:51
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti priti sot emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, me të cilin bisedoi mbi raportet bilaterale, zhvillimet e fundit dhe situatën e sigurisë në vend, përkatësisht në kufirin me Serbinë pas sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë dy muaj më parë.

Në takim u përmend edhe dislokimi përgjatë kufirit të sistemit kundër-ajror të ushtrisë serbe, e vetmja në Evropë që operon me armatim dhe sistem raketor kinez, sikurse ai FK-3.

U bisedua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por edhe për takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel, si një përpjekje e rëndësishme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por edhe si mundësi e humbur për të nënshkruar marrëveshjen si garanci e zbatimit të plotë.

Kurti falënderoi Peach për bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.

Ai theksoi se zbarkimi i një kontingjenti prej 200 ushtarëve britanikë në Kosovë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit, po i kontribuon situatës së sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat