Nisin hetimet rreth dyshimeve për keqpërdorimet e Listës Serbe

Aktuale

Nisin hetimet rreth dyshimeve për keqpërdorimet e Listës Serbe

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 20:35
Lista Serbe

Përveç në Polici, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq një sërë dokumentesh është duke i publikuar edhe në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, ato dëshmojnë keqpërdorimet qe ka bërë Lista Serbe gjatë kohës sa ishte duke udhëhequr me komunat veriore të vendit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tashmë kanë nisur hetimet, dhe se deri më tash është intervistuar një person.

“Policia e Kosovës është duke kryer hetime rreth keqpërdorimeve të apostrofuara nga ana juaj. Lidhur me këto dyshime është intervistuar një person dhe hetimet janë në proces. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr në konsultim me Prokurorin e Rastit”.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje, derisa zëvendësministri Radomiroviq, përmes telefonit i ka thënë Dukagjinit se i ka dorëzuar në Polici të gjithë dokumentet e dyshimta për keqpërdorime.

Në mesin e dokumenteve të publikuara janë edhe ato për blerjen e flamujve të Serbisë e posterëve dhe pankartave me mbishkrimin “kjo është Serbia”, që vlera arrin gati në 1 milion dinarë, e që qëllimi ishte te vendosen në komunën e Leposaviqit.

Radomiroviq vazhdimisht është duke publikuar në “Facebook” dokumente, të cilat sipas tij, dëshmojnë vjedhjen e parave nga Lista Serbe.

Ai pretendon se Lista Serbe ka keqpërdorur fondet e Qeverisë së Kosovës të dedikuara për veriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat