Prokuroria deklarohet për vrasjen e gruas së Naim Murselit në Prishtinë

Aktuale

Prokuroria deklarohet për vrasjen e gruas së Naim Murselit në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 23:05
Naim Murseli me gruan e tij

Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas sonte në Prishtinë.

L.M., e lindur në vitin 1990, është gruaja që u vra sonte nga arma e zjarrit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Media mëson nga burimet e saj brenda organeve të sigurisë se viktima është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli.

Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Ju njoftojmë se me të marrë informatën nga policia, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante.

Nga informacionet preliminare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka ndërruar jetë një grua, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Nga vendi i ngjarjes janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me policinë, për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat