Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes

Aktuale

Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 23:27
Sabit Geci

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një fotografi e Sabit Gecit për konvertimin e tij në fenë krishtere.

Për vërtetësinë e këtyre pretendimeve, Sabit Geci ka folur në emisionin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’.

Geci ka mohuar se është konvertuar në katolik.

Ai ka thënë se nuk mund të konvertohet në katolik e as në mysliman, pasi ai nuk beson në asnjëren prej këtyre feve.

“Unë nuk di si mund të konvertohem pasi unë nuk besoj. Unë kisha pas dëshirë të besojë një gjë e atëherë të me shkua me u konvertua. Unë besoj vetëm në kulturën shqiptare, kjo është feja ime kësaj i besoj dhe vetëm kësaj do t’i drejtohem”, ka thënë Geci.

Ai ka thënë se ka shkuar në xhami pasi kam respekt për shumë hoxhallarë, ndërsa familjes ja ka lënë amanet edhe cilët hoxhallarë duhet ta varrosin.

“Kam shumë respekt për shumë hoxhallarë, mirëpo me së shumti kam për Bekim Hysenin dhe Bekim Jasharin kryeimamin e Llapit dhe në familje e kam lënë amanet që këta dy me më varros e asnjë hoxhë tjetër. Edhe dej kur isha në Kishë e kam lënë amanet që mem varros afër bacës Adem Demaçi”, ka thënë Geci.

Ai shtuar se çika e tij është e lirë të marrë burrin të cilës do fe, vetëm që të jetë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat