Kupchan: Nuk do të mjaftojë asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia

Aktuale

Kupchan: Nuk do të mjaftojë asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 00:44
Charles Kupchan

Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i kanë humbur mundësitë për të vepruar në krijimin e Asociacionit.

Kupchan u shpreh se NATO është e shqetësuar se rajonit i duhet vëmendje, duke e komentuar edhe vendimin e marrë në Bruksel për të rritur praninë e NATO-s brenda Kosovës.

Duke komentuar rolin e SHBA-ve, dhe BE-së në rajon, Kupchan tha se SHBA-të dhe BE-të kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për tu angazhuar në rajon dhe ata po e bëjnë këtë së bashku.

Ai shtoi se kjo gjë dallon nga nga epoka e Donald Trump, kur SHBA-të punonte vetëm.

"Mendoj se në shumë aspekte Ballkani Perëndimor rrëshqiti jashtë radarëve të ngritur gjatë epokës së pas 11 shtatorit dhe pas luftës në Ukrainë. Dhe krejt papritur njerëzit janë shqetësuar se rajoni potencialisht mund të ecë në prapakthim, madje dhe drejt konfliktit. Kemi parë tensione që janë rritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhuna shpërtheu në veriun e Kosovës. Milorad Dodik në Republikën Serbe po flet për ndarje dhe për t’u bërë president i parë i një Republike Serbe të pavarur. Dhe me të gjitha kërto probleme NATO ishte e shqetësuar se rajonit i duhet vëmendje dhe kemi parë vendimin e marrë këtë javë në Bruksel për të rritur praninë e NATO-s brenda Kosovës. Kjo jo sepse ata po presin dhunë por është një mënyrë për të parandaluar dhunën".

"Mendoj se SHBA, dhe BE-ja kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për t’u angazhuar në rajon dhe ata po e bëjnë këtë së bashku, ndryshe nga epoka e Trump, kur ShBA vërtet punonte vetëm. Tani ne shohim administratën e Biden duke u angazhuar në punë ekipore shumë domethënëse me BE-në në rajon. Dhe unë mendoj se ka në tryezë nga BE-ja një rrugë drejt normalizimit. Për fat të keq, më duket se jemi të bllokuar tani.

Mendoj se lidershipi në Prishtinë, z. Kurti, herë pas here ka ndërmarrë hapa që nuk janë të dobishme, duke e shtyrë çështjen e kartave të identitetit dhe targat, duke ulur kryetarët e bashkive në veri, pavarësisht se janë zgjedhur nga një pakicë e vogël e popullsisë. Mendoj se duhet të kthehemi në një dialog produktiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sepse besoj se udhërrëfyesi që është parashtruar nga BE-ja ka potencial real për të çuar drejt normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", tha ai.

"Mendoj se ajo çfarë NATO thotë është më shumë sesa një zëvendësim i përkohshëm. Nuk mendoj se ajo për çfarë po flisni këtu është prania e përhershme e NATO-s, nëse kjo do të thotë diçka që do të zgjasë me dekada. Dhe kjo sepse në fund mbetem një optimist se do të ketë një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Do të ketë normalizim. Dhe kjo është sepse rajoni është afër Evropës. Shumë nga të ish shtetet e Jugosllavisë janë anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Për mua, është çështja kur dhe jo nëse. Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosova, Serbia janë ankoruar në BE dhe NATO. Kjo është një mundësi në këtë moment me të vërtetë, Mendoj se duhet kapur si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia për të marr vendime të vështira, për të bërë compromise të vështira që do të ankorojë rajonin në Evropë.

Nuk ka dyshim se të dyja palët po i zvarrisin këmbët dhe unë mendoj se të dy, presidenti Vuçiq dhe z. Kurti i kanë humbur mundësitë për të vepruar në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe për të përmbushur angazhimet e tjera që janë paraqitur në në planin e BE-së. Problemi këtu është se nacionalizmiluan
mirë në politikën e brendshme, dhe unë mendoj se deri diku të dy Kurti dhe Vuçiq e kanë luajtur kartën nacionaliste në një mënyrë që nuk ka qenë e dobishme, nuk e ka avancuar procesin e paqes. Ndoshta dikush ka shpresuar se shpërthimi i dhunës në Veri në mobilizimin e trupave serbe është i ngjashëm si për kosovarët dhe serbët njësoj. Se është koha për të ecur në drejtim e paqes, e normalizimit njëherë e për të gjithë".

"Unë mendoj se ne kemi parë përpjekje të përsëritura për t’I ulur të dy në tryezë. Ne kemi parë gjithashtu përpjekje të përsëritura me kryeministrin Kurti individualisht dhe presidentin Vuçiq individualisht. Unë mendoj se ajo që nevojitet këtu janë të vendoset duart në tavolinë. të provohen të gjitha mundësitë. Duhet që amerikanët të bëjnë presion mbi të dyja palët, që BE-ja ta bëjë të qartë se Serbia nuk ka rrugë drejt anëtarësimit në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Këtu ka një mundësi reale. Duhet të shfrytëzohet.

Mendoj se ky duhet të jetë rezultati. Asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të mjaftojë. Dhe unë mendoj se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë. A do të thotë kjo se ai rezultat duhet të arrihet në fillim? Jo, ndoshta jo. Dhe mendoj se ajo që BE-ja ka në mendje është një sekuencë hapash, rezultati përfundimtar i të cilit është njohja e plotë e Kosovës nga Serbia, si shtet i pavarur dhe sovran. Unë kam besim se do të arrijmë atje. Dhe unë mendoj se tani është koha që vërtetë të nisë,të hypet në makinë, për të ecur drejt asaj rruge. Viti i fundit apo më shumë ka dhënë të dyja, edhe rrezet e dritës dhe momente serioze të errësirës. Unë mendoj se fakti që NATO-ja diskutoi,Ballkanin Perëndimor, në krye të agjendës dhe të agjendës së tij në Bruksel këtë javë, duhet të jape rajonit një volum të caktuar të momentit për të vazhduar për të bërë kompromise të vështira dhe vendime të vështira", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat