Dhëndër e vjehërr, këta janë i dyshuari dhe viktima që u ther për vdekje në Prishtinë

Aktuale

Dhëndër e vjehërr, këta janë i dyshuari dhe viktima që u ther për vdekje në Prishtinë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 06:16
Ali Kosova

Prishtina u trondit nga dy raste të rënda që ndodhën mbrëmë. Rasti i fundit që ndodhi në rrugën “Ali Vitia” ku një person dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij tashmë është konfirmuar edhe nga Policia. Media raportoi për ngjarjen tragjike, ku mbeti i vdekur 52-vjeçari, Ali Kosova.

Nga Policia janë deklaruar lidhur me rastin dhe kanë bërë me dije se viktima është dërguar në QKUK, por nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve nga goditjet me thikë dhe vdiq.  

Ashtu siç raportoi media, i dyshuari për rastin, Edon Bujupi që është dhëndri i viktimës, ndodhet në arrati dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Image
Edon Bujupi

“Rreth orës 22:00  policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga  arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat