Tensionohet debati/ Opozita kritikon pushtetin për Raportin e Progresit – Reagon Bislimi

Aktuale

Tensionohet debati/ Opozita kritikon pushtetin për Raportin e Progresit – Reagon Bislimi

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 08:10 Përditësuar në ora: 12:02 më 30.11.2023
Besnik Bislimi

​Ujkani: Mandati i qeverisë sonë është shënuar me rritje ekonomike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendose, Fjolla Ujkani është kundërpërgjigjur opozitës lidhur me Raportin për dhe kritikat për mosangazhimin e përmirësimit të Raportit të Progresit. Ajo tha se ky raport adreson progresin që Kosova ka bërë në shumë fusha, duke përfshirë ekonominë, tregun e lirë dhe për afrimin me standardet e BE-së.

Në këtë seancë plenare, Ujkani potencoi se në mandatin e qeverisë Kurti është shënuar rritje ekonomike, derisa shtoi se ky raport pasqyron përpjekjet për ta drejtuar Kosovën, sipas saj drejt një të ardhme të ndritshme dhe më evropiane.

Ujkani: Raporti i Progresit adreson progresin që Kosova ka bërë në shumë fusha

“Ky raport adreson progresin që Kosova ka bërë në shumë fusha, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë dhe për afrimin me standardet e BE-së, prandaj mund të thuhet se Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve dhe reformave të kërkuara dhe është në rrugën e duhur të integrimit, pra në anëtarësimin e Bashkimit Evropian. Ky dokument ndonëse i rëndësishëm në vlerësimin e rrugëtimit tonë drejt integrimit evropian, kërkon një shqyrtim kritik, veçanërisht në dritën e përpjekjes së opozitë për ta përdorur atë si mjet për të minuar arritjet e qeverisë sonë. Raporti i Komisionit Evropian edhe gjithëpërfshirës pasqyron përpjekjet dhe hapat e pa ndërprerë të qeverisë sonë për ta drejtuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme dhe më evropiane. Progresi që kemi bërë në sektorë të ndryshëm, në kundërshtim me narrativën e opozitës është jo vetëm thelbësor por edhe transformues. Mandati i qeverisë sonë është shënuar me rritje ekonomike, një dëshmi e politikave tona efektive për planifikim strategjik”, tha Ujkani. 

Deliu e akuzon Bislimin për “qasje propagandistike”

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e ka akuzuar zëvendskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, për qasje propagandistike, pasi ky i fundit në fjalën e tij gjatë seancës ku po diskutohet për Raportin e Progresit, ka thënë se i njëjti ka folur për 60 mijë vende të punës.

Deliu thotë në raport nuk ceket asnjëherë kjo çështje.

“Bislimi më shumë foli për propagandë qeveritare sesa iu referua raportit të fundit të vendit të cilin e kemi shqyrtuar tash e sa kohë. Ishte një qasje propagandistike sepse askund raporti nuk flet për 60 mijë vende të punës, nuk e cek she s’ka asnjë citim në raport që iu referohet 60 mijë vendeve të punës, ndërkohë që gjendja sa i përket legjislacionit, kritikat kryesore janë në përshpejtimin me ligjet që vijnë me procedura të përshpejtuara, me qasjen arrogante të kësaj qeverie, në mungesën e kuorumit..”, tha ajo.

Deliu pati një kërkesë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është edhe prezent në seancë.

“I nderuar kryeministër kam një lutje për rastet e dhunës e vrasjet e trishta… ju lutem kryeministër dilni në mbështetje policisë së Kosovës, bëni një task-forcë për t’i ndaluar këto raste të dhunës që po i shohim çdo ditë, vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet janë fenomene që kanë goditur rëndë shoqërinë tonë”, tha ajo.

Bislimi: Masat e BE-së kanë pasur efekt në Raportin e Progresit, është e rëndësishme që ato të heqen

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se masat e BE-së për Kosovën të cilat ende janë në fuqi kanë pasur ndikim në shkrimin e raportit të Komisionit Evropian për vendin.

Ai ka thënë se Kosova ka bërë hapat e duhur andaj është e rëndësishme që BE-ja të tërheq këto masa të cilat siç thotë ai janë të kthyeshme dhe pa pasoja.

“..Ka të bëjë me faktin që masat e Komisionit Evropian janë ende në fuqi, prezenca e këtyre masave ka pasur ndikim në shkrimin e raportit. Kosova ka bërë hapat e duhur andaj është e rëndësishme që të tërheq këto masa të cilat janë të kthyeshme dhe pa pasoja”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, Raporti e përgëzon Kosovë për politikën e jashtme për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kosova është lavdëruar edhe për bashkëpunimin rajonal”, ka vijuar ai.

​PDK kritikon Qeverinë për mos angazhimin në luftën kundër korrupsionit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për mos angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, derisa foli për Raportin e Kongresit.

Gatë debatit parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, Kodra tha se Raporti i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione, derisa potencoi se 300 milionë euro është vlera e projekteve që i ka bllokuar BE-ja, për shkak të sanksioneve.

Ajo shtoi se pavarësisht që partia Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri saj, Albin Kurti kanë premtuar se do të kenë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas saj tash e tri vjet nuk është bërë asgjë në këtë progres.

Deliu-Kodra: Në 184 cilësime, 176 janë me progres jo të mirë dhe vetëm 8 prej tyre me progres të mirë

“Ky raport i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione. 300 milionë euro është vlera e projektit të cilat i ka bllokuar Bashkimi Evropian për shkak të sanksioneve të cilat rëndojnë Kosovën si pasojë e kësaj qeverie…Kushdo qe e ka lexuar këtë raport 133 faqesh e sheh, 21 herë përmendet fjala shqetësim, tre herë togfjalëshi shqetësim serioz, ndër të tjera përmendet edhe për korrupsionin, 32 here togfjalëshi fazë fillestare, 49 here progres i kufizuar, 3 herë përmendet pak progres, 30 herë nuk ka progres, 59 here pak progres dhe vetëm 8 herë togfjalëshi progres i mirë. Pra, në 184 cilësime, 176 janë me progres jo të mirë dhe vetëm 8 prej tyre me progres të mirë…Ndërsa, si mos më keq është thënë që është gjendja në luftën ndaj korrupsionit ku konstatohet se Kosova është në fazë fillestare nëse është bërë progres i limituar dhe është më i ulëti që Komisioni Evropian e ka për Kosovën…Në raportin e këtij viti fjala korrupsion është përmendur gjithsej 99 herë, më keq se kaq nuk ka qenë as në raportin e vitit 2020, ku është përmendur 88 herë…Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Kurti siç e thoshin e kanë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar po del që pikërisht në këtë fushë tash e tri vjet nuk është bërë po thuajse fare progres”, tha Kodra.

Përveç Raportit të Progresit, deputetja Deliu Kodra foli edhe për gjenden e varfërisë në Kosovë, për çka tha se një qytetar në Kosovë jeton mesatarisht me 1.5 euro në ditë, për çka potencon se këshilltari i një ministre merr pagë afro 8 mijë euro.

Ajo theksi faktin se sipas të dhënave të BQK-së, afro 700 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka.

Deliu-Kodra: 653 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka

“Rreth 28 për qind e popullsisë sot jetojnë në pragun e varfërisë me 45 euro në muaj, ose me 1.5 euro në ditë. Paramendoni ky realitet i qytetarëve të Kosovës sot po ndodh në një moment kur një këshilltar i një ministre të kësaj qeverie paguhet me 7500 euro në muaj…Normat e interesit të kredive janë rritur në 6.3 për qind në vitin 2022 nga 5.8 sa ishin në vitin 2021. Nga të dhënat e fundit që janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, tregojnë se 653 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka”, tha Deliu- Kodra.

Tahiri: Raporti i KE-së, më i dobëti që ka marrë Kosova ndonjëherë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vlerësimi i Komisionit Evropian për Kosovën është më i dobëti që një qeveri e ka marrë ndonjëherë.

“Ky është raporti më i ashpri, me fjalët më të rrepta që është marrë”, nis Tahiri fjalën e tij në kuvend.

Një problem ai ka thënë se janë angazhimet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili në supe bartë edhe procesin e integrimit.

“Propozojmë që Bislimi ta dorëzojë agjendën e integrimeve te një ministër, sepse ai nuk ka kohë, duke u marrë me detyrën kryesore, dialogun me Serbinë”.

Tahiri ka vazhduar të shpalosë detaje nga raporti i Komisionit Evropian për këtë vit.

“Në raport theksohet 32 herë mungesa e progresit. 49 herë theksohet se ka progres të mangët, 59 herë që ka njëfarë progresi, 42 herë që është bërë progres dhe 15 herë aspekte të tjera, ndërkaq vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë”, thotë Tahiri.

“Ky vlerësim ka dhënë një diagnozë për qeverinë në raport me integrimet. Është regres, dështim dhe paaftësi për të qeverisur”, ka vazhduar ai duke shpalosur edhe vërejtje sa i përket zhvillimit ekonomik.

Ujkani: Raporti i KE-së tregon që Kosova është në rrugën e duhur drejt integrimit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, tha se raporti i progresit që u publikua nga Komisioni Evropian për Kosovën, është raporti më pozitiv, krahasuar me vitet paraprake.

Gjatë debatit parlamentar në Kuvend rreth kësaj çështje, Ujkani tha se publikimi i këtij raporti për vitin 2023, dëshmon progresin që Kosova ka bërë në shumë fusha.

“Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën, i cili nga vlerësimi është raporti më pozitiv për Kosovën, duke u bazuar me raportet e viteve paraprake. Ky raport e adreson progresin që Kosova e ka bërë në shumë fusha, sidomos ato që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë dhe përafrimin me standardet e BE-së. Prandaj, mund të thuhet që Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve dhe reformave të kërkuara, është në rrugën e duhur të integrimit, pra në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, deklaroi Ujkani para deputetëve.

Më tej, Ujkani tha se në kohën kur opozita ishte në pushtet, raportet e progresit për Kosovën karakterizoheshin nga keq menaxhimi ekonomik dhe mundësitë e humbura.

“Progresi që kemi bërë në sektor të ndryshëm, në kundërshtim me narrativën e opozitës, është jo vetëm thelbësor, por edhe transformues. Në kontrast të plotë, nga opozita kur qeveriste me vendin, raportet e progresit karakterizoheshin nga keq menaxhimi ekonomik dhe mundësitë e humbura, kështu duke çuar në stagnim, regres dhe mungesë vizioni”, shtoi tutje Ujkani.

Madje, Ujkani vlerësoi se mandati i Qeverisë Kurti është shënuar me rritje ekonomike.

Krasniqi: Ky pushtet është kampion në regres

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se gjendja në vend është më e rëndë sesa ajo që është pasqyruar në raportin e Komisionit Evropian.

Krasniqi duke i përmendur masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, tha se kjo Qeveri nuk është duke bërë asgjë për t’i larguar ato.

“Derisa sot po diskutojmë për të gjeturat e këtij raporti gjendja e jonë është edhe më e rëndë sesa ajo që është pasqyruar në këtë raport. Kjo për faktin se kemi masa nga Bashkimi Evropian për Kosovën, gjithashtu është edhe më e rënduar se nuk shohim asnjë angazhim të institucioneve tona më qëllim të ndërmarrjes së veprimeve konkrete për t’i larguar masat e vendosura. E siç e dimë masat përfshinë shumë të madhe monetare prej 295 milionë euro, e cila ndikon drejtpërdrejtë në të ardhmen e qytetarëve tanë”, tha ajo.

Tutje, ajo ka deklaruar se ky raport mund të quhet si raport i faktimit të regresit, pasi sipas saj ky pushtet është kampion në regres.

“Pra, Kosova vazhdon të mos angazhohet në avancimin e së ardhmes së saj evropiane që rrjedhimisht është e ardhme e qytetarëve tanë, pavarësisht raporteve, kërkesave, udhëzimeve të miqve tanë. Ndërsa u bënë tashmë 3 javë pas publikimit të raportit për vendin, ndërsa nga ky kabinet qeveritare ende nuk kemi arritur të dëgjojmë ose të shohim një qëndrim të tyre lidhur më këtë raport, për dallim nga viti i kaluar ku menjëherë kemi parë deklarata se ky është raporti më i mirë ndonjëherë…Ky raport mund të quhet si raport i faktimit të regresit, sepse kjo Qeveri dhe ky pushtet janë kampion një regres”, tha Krasniqi në Kuvend.

Reçica: Për herë të parë Raporti i Progresit e gjen Kosovën nën sanksione

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, tha se për herë të parë në historinë e re të marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, raporti i progresit e gjen Kosovën nën sanksione të Bashkimit Evropian.

Reçica tha se masat e vëna nga Bashkimi Evropian në fushën ekonomike e politike, kanë të bëjnë me mosmarrjen e masave për deeskalim në Kosovë.

“Gjendja nuk është aspak e mirë sa i përket agjendës evropiane. Së pari thotë për herë të parë në historinë e re të marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, raporti për vendin i BE-së publikohet duke qenë Kosova nën sanksione politike dhe financiare po nga BE. Do të thotë ne synojmë agjendën evropiane pro jemi nën sanksione. Masat që janë marrë deri tani thotë se janë bërë për shkak të mungesës së hapave vendimtar për deeskalim. BE në linjë me deklaratën e 3 qershorit ka marrë vendim për marrjen disa masave, puna e trupave të MSA-së, fondet për IPA 2024 janë vënë në pritje, së fundi u anulua edhe takimi i radhës i KPSA-së dhe realisht është shenj e keqe. Përkundër asaj që në këtë mandat nuk mbahet mend që të ketë pasur kaq përfaqësues të paktë të deputetëve të Parlamentit Evropian në këto takimet e përbashkëta”, tha Reçica.

Deliu: Sipas Komisionit Evropian në të gjitha fushat ka progres të limituar

Deputetja e Partise Demokratike të Kosovës tha se raporti Komisionit Evropian e gjen këtë vit Kosovën nën sanksione dhe  se sipas saj, ky raport është më i dobëti ndonjëherë.

Derisa Deliu – Kodra ka renditur edhe disa cilësime “jo të mira” nga ky raport.

“Në raportin 133 faqesh 21 herë përmendet fjala shqetësim, 3 herë përmendet tokfjalëshi shqetësim serioz, ndër të tjera përmendet edhe për korrupsionin. 32 herë tokfjalëshi fazë fillestare, 49 herë progres i kufizuar, 3 herë përmendet pak progres, 30 herë no progres ,59 herë pak progres dhe vetëm 8 herë tokfjalëshin progres i mirë. Pra në 184 cilësime, 176 janë me progres jo të mirë dhe vetëm 8 prej tyre me progres të mirë. Dhe një nga këto suksese është edhe reforma zgjedhore të cilën e ka udhëhequr Partia Demokratike e Kosovës”, tha Deliu – Kodra në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e PDK-së shtoi se sipas Komisionit Evropian në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me afrimin e vendit me Bashkimin Evropian ka progres të limituar

“Me një fjalë sipas Komisionit Evropian pothuajse në të gjitha fushat ka progres të limituar, e më keq se kaq  është vetëm stagnimi dhe regresi, Pra ka vlerësuar me notën 1 e cila është nota më e ulët në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, me korrupsionin, administratën publike, sundimin e ligjit, funksionimin e gjyqësorit, lirinë e medias. pra pothuajse në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me afrimin tonë me Bashkimin Evropian “, shtoi ajo

Ndryshe debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deliu në Kuvend: Ngjarje të rënda po ndodhin, është krijuar pasiguri e frikshme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha në Kuvendin e Kosovës se ngjarjet e fundit në vend janë të rënda dhe se ato e kanë bërë të frikshme pasigurinë.

Ajo zgjodhi të flasë për këtë, përpara se të niste debatin parlamentar në lidhje me raportin e Komisionit Europian për Kosovën.

“Para se të fillojë diskutimin tim për raportin e Komisionit Europian për Kosovën, natyrisht që është e pashmangshme që të flas për ngjarjet e fundit në vend, të cilat na kanë tronditur të gjithëve. Vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet e armatosura, qarkullimi i madh i armëve në Kosovë, dhuna dhe pasiguria e frikshme që është krijuar këtu, është vërtetë e rëndë”, tha Deliu.

“Jo më larg se mbrëmë të gjithin ishin dëshmitarë të një tjetër vrasjeje të një gruaje. 33-vjeçarja Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi që ajo bashkë me familjen ishin cak i një grabitjeje të armatosur. Vetëm pak orë pas këtij rasti tragjik, një burrë ka humbur jetën pas plagëve të marra nga therrja me thikë po në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë”, shtoi ajo.

Deputetja iu shprehu ngushëllime familjarëve, ndërsa kërkoi që “institucionet e drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse që të marrin menjëherë masa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat