Reçica: Për herë të parë Raporti i Progresit e gjen Kosovën nën sanksione

Aktuale

Reçica: Për herë të parë Raporti i Progresit e gjen Kosovën nën sanksione

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:11
Elmi Reçica

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, tha se për herë të parë në historinë e re të marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, raporti i progresit e gjen Kosovën nën sanksione të Bashkimit Evropian.

Reçica tha se masat e vëna nga Bashkimi Evropian në fushën ekonomike e politike, kanë të bëjnë me mosmarrjen e masave për deeskalim në Kosovë.

“Gjendja nuk është aspak e mirë sa i përket agjendës evropiane. Së pari thotë për herë të parë në historinë e re të marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, raporti për vendin i BE-së publikohet duke qenë Kosova nën sanksione politike dhe financiare po nga BE.

Do të thotë ne synojmë agjendën evropiane pro jemi nën sanksione. Masat që janë marrë deri tani thotë se janë bërë për shkak të mungesës së hapave vendimtar për deeskalim. BE në linjë me deklaratën e 3 qershorit ka marrë vendim për marrjen disa masave, puna e trupave të MSA-së, fondet për IPA 2024 janë vënë në pritje, së fundi u anulua edhe takimi i radhës i KPSA-së dhe realisht është shenj e keqe. Përkundër asaj që në këtë mandat nuk mbahet mend që të ketë pasur kaq përfaqësues të paktë të deputetëve të Parlamentit Evropian në këto takimet e përbashkëta”, tha Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat