Krasniqi: Ky pushtet është kampion në regres

Aktuale

Krasniqi: Ky pushtet është kampion në regres

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se gjendja në vend është më e rëndë sesa ajo që është pasqyruar në raportin e Komisionit Evropian.

Krasniqi duke i përmendur masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, tha se kjo Qeveri nuk është duke bërë asgjë për t’i larguar ato.

“Derisa sot po diskutojmë për të gjeturat e këtij raporti gjendja e jonë është edhe më e rëndë sesa ajo që është pasqyruar në këtë raport. Kjo për faktin se kemi masa nga Bashkimi Evropian për Kosovën, gjithashtu është edhe më e rënduar se nuk shohim asnjë angazhim të institucioneve tona më qëllim të ndërmarrjes së veprimeve konkrete për t’i larguar masat e vendosura. E siç e dimë masat përfshinë shumë të madhe monetare prej 295 milionë euro, e cila ndikon drejtpërdrejtë në të ardhmen e qytetarëve tanë”, tha ajo.

Tutje, ajo ka deklaruar se ky raport mund të quhet si raport i faktimit të regresit, pasi sipas saj ky pushtet është kampion në regres.

“Pra, Kosova vazhdon të mos angazhohet në avancimin e së ardhmes së saj evropiane që rrjedhimisht është e ardhme e qytetarëve tanë, pavarësisht raporteve, kërkesave, udhëzimeve të miqve tanë. Ndërsa u bënë tashmë 3 javë pas publikimit të raportit për vendin, ndërsa nga ky kabinet qeveritare ende nuk kemi arritur të dëgjojmë ose të shohim një qëndrim të tyre lidhur më këtë raport, për dallim nga viti i kaluar ku menjëherë kemi parë deklarata se ky është raporti më i mirë ndonjëherë…Ky raport mund të quhet si raport i faktimit të regresit, sepse kjo Qeveri dhe ky pushtet janë kampion një regres”, tha Krasniqi në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat