Zyrtarja policore: Duke ecur më ka ardhur një goditje në fytyrë shumë e madhe nga i akuzuari

Aktuale

Zyrtarja policore: Duke ecur më ka ardhur një goditje në fytyrë shumë e madhe nga i akuzuari

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Zyrtarja policore: Duke ecur më ka ardhur një goditje në fytyrë shumë e madhe nga i akuzuari

-Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësorë në të cilin gjatë dhënies së dëshmisë e dëmtuara Valdete Idrizaj tha se pasi që kishte përfunduar orarin e punës papritmas gjatë rrugës për në shtëpi i kishte ardhur një goditje shumë e madhe në fytyrë nga i akuzuari Vojsllav Zdrakovic, e që më pastaj i njëjti ia kishte marrë armën zyrtare.

“…duke ecur me ka ardhur një goditje në fytyrë shume e madhe…” tha e dëmtuara Idrizaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu Idrizaj tha se kishte pasur një përleshje me të akuzuarin 5 deri në 6 minuta ku përshaka të forcës së tij ishte rrëzuar në tokë dhe i njëjti kishte marrë armën zyrtare të tipit “Gllok 19”.

Idrizaj gjithashtu tha se në stacionin policorë e ka identifikuar të akuzuarin pasi që paraprakisht gjatë përleshjes me të njëjtin në lagjen Dardania në Prishtinë kishte arritur t’i shihet mjaftë mirë fytyrën.

Tutje, Idrizaj para trupit gjykues tha se në momentin që është rrëzuar në tokë menjëherë kishte kërkuar ndihmë me ç’rast i njëjti i kishte marr armën nga brezi i saj dhe ia kishte drejtuar përpara në fytyrë mirëpo më pastaj ishte larguar.

Tutje  seanca ka vijuar më dëgjimin e dëshmitarit Arben Përvetica, i cili gjatë dëshmisë së tij tha se në ditën kritike kishte dëgjuar përleshjen para zyrës së tij me ç’rast  kishte dal për të parë se çfarë po ndodh.

Përvetica tha se me të dal kishte parë të rrëzuar në tokë zyrtare policore Idrizaj e që sipas tij, e njëjta ishte e stresuar, tensionuar sa që nuk dihej se çfarë po fliste.

I pyeture nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Alabn Ajvazi, dëshmitari Përvetica tha se lokali i tij nuk posedon kamera dhe se personalisht nuk e kishte parë të akuzuarin në vendin e ngjarjes.

Më pas seanca u ndërpre me kërkesë të prokurores Dulina Hamiti e cila tha se ka një seanca tjetër të shqyrtimi gjyqësore  dhe se në seancën ndaj Zdravkovi kishte ardhur në cilësi të prokurores zëvendësuese.

Më pas seanca u ndërpre për tu mbajtur gjatë muajve në vijim.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 4 mars të 2019-tës, i pandehuri Vojisllav Zdravkovic me datë 25 nëntor të 2016-tës rreth orës 16:25, në lagjen Dardania, duke përdorur forcë e ka përvetësuar pasurinë e huaj të luajtshme duke iu afruar nga mbrapa tani të dëmtuarës Valdete Idrizi, police e Kosovës, duke e goditur disa herë me shuplaka dhe me përdorim të forcës, nga brezi ia ka marrë armën zyrtare “Glock”, me këllëf, karikator dhe 15 fishekë të kësaj arme. Me këtë ai akuzohet se ka kryer veprën penale “grabitje” nga neni 329 paragrafi 1 të KPRK-së.

Pastaj, sipas aktakuzës, i pandehuri me armën që e kishte grabitur nga e dëmtuara, është larguar tre hapa nga ajo, ia ka drejtuar armën në drejtim të të dëmtuarës duke e kanosur seriozisht se do ta përdor armën “Glock”. Kështu, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” nga neni 410 paragrafi i 2-të të KPRK-së

Kurse gjatë muajit nëntor-dhjetor të 2016 në Prishtinë, i pandehuri Vojisllav Zdravkovic, duke shkelur ligjin e zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, armën e grabitur “Glock” ia shet personit të quajtur Gani në vlerë prej një mijë  euro. Me këtë, ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve” nga neni 372 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu me datë 7 janar të 2017-tës, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, me rastin e arrestimit nga ana e Policisë së Kosovës, i pandehuri Zdravkovic në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla ka pasur në posedim armën “boks i hekrit”, Edhe për këtë rast akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 pargrafi 1 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat