Vritet njëri nga grabitësit e plagoset një polic, këta janë të arrestuarit – Pamje nga aksioni i Policisë në Prishtinë

Aktuale

Vritet njëri nga grabitësit e plagoset një polic, këta janë të arrestuarit – Pamje nga aksioni i Policisë në Prishtinë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:43 Përditësuar në ora: 14:19 më 30.11.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Arrestohen edhe dy persona, dyshohen për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se është përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës.

Ngjarja është zhvilluar në Prishtinë, të enjten e 30 nëntorit.

Dyshohet se gjatë operacionit policor është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Sipas burimeve, dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Personi zyrtar i policisë është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Operacion policor, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Raportohet se se gjatë një operacioni policor dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Aty dyshohet se është plagosur edhe nje zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë raporton dukagjini.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të akuzuarit në lidhje me grabitjen e një argjendari në Suharekë.

Të dy të akuzuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat