Arrestohen edhe dy persona, dyshohen për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Aktuale

Arrestohen edhe dy persona, dyshohen për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se është përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës.

Ngjarja është zhvilluar në Prishtinë, të enjten e 30 nëntorit.

Dyshohet se gjatë operacionit policor është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Personi zyrtar i policisë është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat