“Këtë supozohet se e dinte Stano”, Bislimi për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk mund të mbahen pa lejen tonë

Aktuale

“Këtë supozohet se e dinte Stano”, Bislimi për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk mund të mbahen pa lejen tonë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 14:09
Besnik Bislimi

Kryenegocatori i Kosovës në Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi ka thënë se për zgjedhjet Serbisë në Kosovë nuk mund të mbahen pa lejen e autoriteteve kosovare dhe sipas tij “këtë supozohet se e dinte [zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter] Stano”.

Më tej, Bislimi ka  thënë se “nuk janë planifikuar zgjedhje për këtë vit në vendin tonë. Nëse autoritetet e vendeve të tjera do të preferonin të organizonin zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, ata duhet të kërkojnë zyrtarisht nga autoritetet tona një vendim dhe mbështetje pozitive”.

“Përderisa nuk ka kërkesë të drejtpërdrejtë zyrtare, nuk mund të ketë vendim”, ka shkruar Bislimi në rrjetin “X”.

Më tutje ai ka thënë se nëse bëhet përpjek për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë sipas Bislimit kjo bie në kundërshtim dialogun në Bruksel.

“Përpjekja për organizimin e zgjedhjeve të tilla pa kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk kontribuon në ndërtimin e besimit”, ka përfunduar Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat