Kështu reagon Gjykata Speciale pas protestës së PSD-së, ja çka thonë edhe për UÇK-në

Aktuale

Kështu reagon Gjykata Speciale pas protestës së PSD-së, ja çka thonë edhe për UÇK-në

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 15:26
Gjykata Speciale

Vizita e djeshme e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk u prit mirë nga nje grup i vogël në Kosovë.

PSD e cila nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, përmes dhjetëra vetave protestuan duke u mbledhur para godinës ku dhe ajo po qëndronte.

Pas pyetjes nga redaksia e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch rreth kësaj proteste zyrtarët e speciales në Hagë nuk kanë dashur të merren me ta.

“Nuk kemi koment. KSK-ja është plotësisht e fokusuar në mandatin e saj”, thonë nga Gjykata speciale për gazetën zvicerane Le Canton27.ch

Ndryshe, sipas zyrtarëve Sepecialës nëa Hagë Specialja thanë se dihen qëndrimet e tyre.

“Ne nuk jemi kundër UÇK-së, por individëve”. Këtë se nuk janë kundë UÇK-së, e kanë thënë nga Uashingtoni edhe DASH.

Ju kujtojmi se prokurori amerikan Jevi Smith i përshkroi Dhomat e Specializuara të Kosovës si një gjykatë që “u frymëzua nga zërat kosovarë dhe u krijua nga akte të popullit të Kosovës” dhe që është provë e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit.

Sipas prokurorit amerikan “ZPS-ja nuk ka ngritur akuza kundër UÇK-së apo kundër luftës që bëri ajo për pavarësinë e Kosovës. Nuk është as detyra, e as dëshira e ZPS-së apo e imja për ta bërë këtë. Por specialja ka ngitur akuza kunder disa individeve… »

Jack Smith, prokuror i njohur amerikan, njeriu më i fortë për drejtësi në Amerikë, është një prokuror me emër dhe me karrierë, ai gjuan politikanë të korruptuar, anëtarë bandash mafioze dhe kriminelë lufte nga Nju Jorku në Hagë. Ai tash po merret me ish-presidentin amerikan Tramp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat