​Ministrja Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë

Aktuale

​Ministrja Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 15:27
Rozeta Hajdari

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se manipulimet me çmimet po vazhdojnë, pasi marzha e fitimit për bizneset në disa produkte bazë janë mbi 50 për qind.

Pas rrëzimit të ligjit për çmimet tavan nga Gjykata Kushtetuese, Hajdari tha se argumentet që i kanë pranuar nga kushtetuesja nuk qëndrojnë pasi s’ka pas asnjë shkelje të tregtisë së lirë.

“Ligji për masat për produktet themelore nuk ka pasur asnjë shkelje të tregtisë së lirë, por ka pasur për të adresuar vetëm manipulime e tregtarëve, jo në përgjithësi por vetëm disa tregtare. Argumentet që i kemi pranua aspak nuk qëndrojnë pasi nuk është e mundshme të shfrytëzohet ligji për rezervën shtetërore në rast se ka çrregullim në treg. Është e mundshme të shfrytëzohet ai ligj kur ka kriza në treg, kështu që ne do të vazhdojmë tutje, kemi politikën tregtare kemi Ligji për tregti dhe manipulimet bashkë me Autoritetin e Konkurrencës do të adresohen. Unë asnjë nen të MSA-së dhe Kushtetutës nuk e kam shkel me këtë ligj, por befasohem për të keq se manipulimet po vazhdojnë në treg dhe xhepat e qytetarëve tanë po harxhohen, 70 për qind i kemi marzhë tregtare për disa produkte bazë, 50 për qind kemi marzhë tregtare për bukën”, tha ajo në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Raporti për Kosovën nga Bashkimi Evropian për vitin 2023.

Mirëpo, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, akuzoi ministren se ka shkel Kushtetutën, madje sipas tij Hajdari edhe ka keqpërdorur me rezervat shtetërore.

“E ke shkel kushtetutën, ke shkel ligjin ke keqpërdorur me rezervat shtetërore dhe ke shkel një cikë nëntë vjeçare”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat