Vrasja e gruas në Prishtinë, eksperti i sigurisë hedh dyshime të forta

Aktuale

Vrasja e gruas në Prishtinë, eksperti i sigurisë hedh dyshime të forta

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:45
Hajrullah Tërnava

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, mbrëmjen e se mërkurës.

“Në rastin e vrasjes së gruas kur bashkëshorti nxjerr fëmijët nga vetura, është e dyshimtë për opinionin. Si ka mundur të nxjerr fëmijët nga vetura e t’i vritet gruaja? Kjo duhet të hetohet”, ka deklaruar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava në RTV Dukagjini.

Tërnava thotë se kjo vrasje është problem edhe për sigurinë publike.

“Është me të vërtetë shumë shqetësuese pasi që një pritë që i ka ndodhur atyre mund t’iu ndodhë edhe shumë të tjerëve. Mirëpo nëse viktimat kanë pasur valuta apo pasuri tjera, duhet të hetohen familjarët e tyre apo dikush tjetër që ka mundur të ketë informacion”.

Kujtojmë se, Liridona Murseli dyshohet se u vra me armë zjarri nga hajnat, të cilët ua zunë priten derisa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë .

Viktima është nënë e dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat