Fetahu: Pasojat e përjetimeve gjatë luftërave shihen pas 20 viteve

Aktuale

Fetahu: Pasojat e përjetimeve gjatë luftërave shihen pas 20 viteve

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:55
Psikologu, Ragip Fetahu

Psikologu, Ragip Fetahu ka folur rreth vrasjeve të ditëve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

"Grabitja, tentim grabitja e cila përfundoi me fatalitet dhe vrasja brenda familjes janë tri raste që duhet t’i trajtojmë si raste individuale. Tek rasti i parë kemi grabitje e cila bëhet për qëllim të përfitimit material në kurriz të të tjerëve, e cila fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, tek rasti i parë dhe tek rasti i dyte tentim grabitja janë raste me ë cilat merret më seriozisht institucionet relevante, të merret policia, të merret drejtësia, gjykatat me këto rastë, dhe raste të tilla duhet të dënohen sa më ashpër”, ka thënë Fetahu në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndërsa sa i përket rastit të vrasjes brenda familjes, ai shfaqi një këndvështrim më ndryshe, përcjell Klankosova.tv.

“Tek vrasja brenda familjes, që është po ashtu rast individual, mund ta trajtojmë nga shumë këndvështrime dhe ka shumë arsye pse mund të ketë ndodhur kjo. Një prej problemeve kryesore, një prej arsyeve kryesore se pse ndodhin vrasjet e tilla janë pasojat psikologjike nga e kaluara, siç e dimë në jemi një shoqëri e cila kemi dalë nga një luftë e tmerrshme, ku ka pasoja dhe përjetime të ndryshme të individëve të cilët jetojnë në gjenerata të ndryshme brena familjes”, është shprehur Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat