Njohësi i sigurisë: Grupet kriminale janë forcuar, duken si nga skenat në Kolumbi

Aktuale

Njohësi i sigurisë: Grupet kriminale janë forcuar, duken si nga skenat në Kolumbi

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:20
Nuredin Ibishi

Rastet e sulmeve dhe grabitjeve në Kosovë janë rritur kohëve të fundit.

Pas grabitjes nga persona të armatosur në një argjendari në Suharekë, të mërkurën në mbrëmje u vra një grua në Prishtinë pas një grabitjeje nga disa persona, brenda veturës në të cilën e ndjera ishte me familjen e saj.

Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se këto raste kanë filluar të bëhen një dukuri e rëndë.

Ai tha se këto grupe që kryejnë këso lloj vrasjesh, i bëjnë për përfitime pasurore.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria duhet të ndërmarrin masa dhe ky trend që është në ngritje dhe shqetësim për qytetarët dhe kërcënim i rëndë për sigurinë e përgjithshme të zvogëlohet”, tha Ibishi.

Sipas tij, grupet kriminale që janë në vendin tonë janë forcuar dhe po përdorin taktika që ngjasojnë me të atyre në vendet e Amerikës Latine, si në Kolumbi.

“Policia po e bënë punën e vet, por realiteti është se aq janë forcuar këto banda kriminale të armatosura, duke përdor taktika si në vendet perëndimore.. nganjëherë duket në disa skena si në Amerikën Latine, në Kolumbi. Realisht janë shqetësim për qytetarët”, ka thënë Ibishi.

Policia e Kosovës ka arritur të neutralizojë njërin nga të dyshuarit të përfshirë në grabitjen e javës së kaluar në Suharekë.

I vrari nga PK-ja kishte gjuajtur në drejtim të zyrtarëve të sigurisë nga një lokal në Prishtinë, ku zyrtarët policorë kishin shkuar për ta arrestuar.

Një polic është plagosur, ndërsa vetëm të enjten janë arrestuar katër persona, duke quar në shtatë numrin e të arrestuarve për grabitjen në një argjendarie në Suharekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat