Xërxa tregon disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e krimit në Kosovë

Aktuale

Xërxa tregon disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e krimit në Kosovë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:28
Ilustrim

Sociologu, Genc Xërxa bën të ditur se ekzistojnë disa faktorë të cilët po ndikojnë në shtimin e krimit në Kosovë.

Sipas tij, ndër to është faktori ekonomik, shëndeti mendor e po ashtu edhe aspekti i sigurisë, pasi sipas tij, ka një numër të madh të armëmbajtjeve pa leje.

Xërxa thotë se institucionet përkatëse duhet t’u sigurojnë qytetarëve kushte të mira jetese, përmes së cilës do rregullonin mirëqenien e qytetarit.

“Institucionet tona relevante duhet të mirren me mirëqenien e përgjithshme të qytetarit, t’u sigurojë kushte të mira jetese. Pra politika të ndryshme stimuluese. Ne kemi mungesa të investimeve kapitale të brendshme dhe të huaja. Këto në njëfarë forme do të siguronin vende pune, do rregullonin mirëqenien e qytetarit”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat