“Kanë vrarë dhe janë të lirë”, avokati Hodaj kritikon gjykatën për mosndëshkushmëri ndaj grabitësve

Aktuale

“Kanë vrarë dhe janë të lirë”, avokati Hodaj kritikon gjykatën për mosndëshkushmëri ndaj grabitësve

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:27
Taulant Hodaj

24 orëshi i fundit në Kosovë ka qenë i përgjakur. Në këtë periudhë kohore, tre persona janë vrarë në tri lokacione të ndryshme vetëm në rajonin e Prishtinës.

Avokati Taulant Hodaj duke folur për grabitjen e argjendarisë në Suharekë ka thënë ky grup ka të kaluar të rëndë kriminale.

Sipas tij, është fatkeqësi sesi shteti i ka lënë të lirë këta persona.

“Sistemi juridik deri me tani nuk ka funksionuar si duhet. Ka grabitës që kanë bërë vjedhje të mijëra eurove ndërsa dënimi është minimal”, ka thënë Hodaj.

Avokati Hodaj ka treguar se Bujar Basha i arrestuar për këtë grabitje ka qenë i akuzuar për shumë grabitje, madje sipas tij, ka qenë i dyshuar edhe për dhunim.

Hodaj ka lavdëruar organet e sigurisë për punën efikase në kapjen e këtij grupi kriminal, ndërsa ka kërkuar nga Prokuroria që të jep dënime më të larta për personat me të kaluar kriminale.

“Operacioni i organeve të sigurisë ka qenë i suksesshëm, mirëpo duhet të përcillet edhe me një dënim të merituar nga Prokuroria”, ka thënë Hodaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat