Ministri Aliu nxit reagime me deklaratën “Kosova shtet i përkohshëm”, Mushkolaj e quan sharlatan

Aktuale

Ministri Aliu nxit reagime me deklaratën “Kosova shtet i përkohshëm”, Mushkolaj e quan sharlatan

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:42
Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili në emisionin “ZANAT” të T7, ka deklaruar se “Kosova është shtet i përkohshëm”, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Aliu e ka quajtur Liburnin si “politikan sharlatan” që nuk i beson shtetit të tij.

”Qe një politikan sharlatan, i cili nuk i beson shtetit të cilit do të duhej t’i shërbente. Nëse ky nuk i beson shtetit të vet, qysh me i besu qyterarët këtij dhe të tjerëve si ky, që kanë me e kry ndonjë punë t’hajrit.

Një dështak e demagog i pështirë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook, të enjten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat