Gërvalla takohet me homologun senegalez, e fton për vizitë në Kosovë

Aktuale

Gërvalla takohet me homologun senegalez, e fton për vizitë në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 08:06
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj senegalez, Ismaila Maidor FALL.

Gjatë  këtij takimi, Gërvalla tha se homologun e saj e falënderoi për mbështetjen që Senegali e ka ofruar në vazhdimësi për Kosovën.

“Shpreha përkushtimin dhe vullnetin për zgjerimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme”, shkroi Gërvalla.

Më tej, ajo bëri të ditur se Maidor Fallin e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat