Tahiri-mazhorancës: Reflektoni karshi kërkesave të policisë, zjarrfikësve e veteranëve

Aktuale

Tahiri-mazhorancës: Reflektoni karshi kërkesave të policisë, zjarrfikësve e veteranëve

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 11:27
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka thënë se mazhoranca duhet të reflektojë karshi disa kërkesave, sa i përket buxhetit.

Gjatë deklarimit për media, Tahiri ka vlerësuar që duhet të ketë reflektim ndaj kërkesave të policisë, zjarrfikësve dhe veteranëve.

“Sa i përket buxhetit, si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i kërkojmë mazhorancës që të reflektojë karshi kërkesave të Policisë së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, karshi kërkesave të disa kategorive sociale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, karshi kërkesave të veteranëve, që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti, tash pra ku janë amandamentet në komision, që do të vije në lexim të dytë, të plotësohen këto kërkesa”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat