Sveçla dhe homologu i tij kroat diskutojnë për rreziqet e mundshme për destabilizim të rajonit

Aktuale

Sveçla dhe homologu i tij kroat diskutojnë për rreziqet e mundshme për destabilizim të rajonit

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 11:33
Davor Božinović dhe Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po qëndron në një vizitë zyrtare në Kroaci, me ç’rast zhvilloi një takim me holomogun e tij kroat, Davor Božinović.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla bën të ditur se së bashku me Božinović diskutuan ndër të tjerash edhe për situatën e sigurisë në rajon.

Ai thekson se ministrin kroat e njoftoi edhe për dëshmitë që ka Kosova, se Serbia është e përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

“Me këtë rast z. Božinović e njoftova për përkushtimin dhe rezultatet tona në luftën kundër çdo lloj krimi që cënon sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë si dhe për gatishmërinë për të thelluar dhe më tutje bashkëpunimin mes dy ministrive tona. Biseduam për situatën e sigurisë dhe rreziqet e mundshme për destabilizim të rajonit, me fokus tek sulmet e njëpasnjëshme të strukturave kriminale të Serbisë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve tanë në veriun e vendit tonë e veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku. E njoftova për dëshmitë e institucioneve tona që tregojnë lidhjen dhe angazhimin direkt të Serbisë me të gjithë mekanizmat e saj në realizimin e këtij sulmi”, ka shkruar ai.

Tutje, ministri Sveçla pontencoi se të dy u dakorduan për thellim të mëtejmë të raporteve shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat