Vrasja tronditëse e Liridona Murselit, këto janë detajet e reja për rastin e rëndë – prokuroria vjen me një kërkesë

Aktuale

Vrasja tronditëse e Liridona Murselit, këto janë detajet e reja për rastin e rëndë – prokuroria vjen me një kërkesë

Nga: Bota sot Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:18 Përditësuar në ora: 21:15 më 01.12.2023
Naim Murseli dhe gruaja e tij

Naim Murseli pranon se porositi vrasjen e gruas së tij

Media ka marrë vesh nga burime të mirë informuara se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij. Kjo ndodh pasi Granit Plava kishte pranuar veprën penale të vrasjes së Liridona Murselit, për të cilën kishte thënë se është paguar nga Naim Murseli.

Media ka raportuar sot ekskluzivisht për arrestimin e Naim Murselit dhe Granit Plavës si dy të dyshuarit kryesorë për planifikimin, organizimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Murselit.

Fillimisht, Granit Plava para hetuesve policorë kishte pranuar veprën e krimit dhe kishte rrëfyer se të njëjtën e ka kryer për llogari të Naim Murselit, bashkëshorti i viktimës.

Më tutje, gjatë marrjes në pyetje, edhe Naim Murseli ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij në ngjarjen tragjike që tronditi Kosovën të mërkurën.

Por, si tentoi ta fshihte këtë krim makabër Naim Murseli?

Sipas asaj që kanë raportuar mediat në ditën e ngjarjes tragjike, Murseli citohet t’i ketë thënë policisë se kanë qenë cak i një grabitjeje që më pas përfundoi me shkrepje të armës së zjarrit nga e cila ndërroi jetë Liridona Murseli.

Derisa në opinion hidheshin dyshime lidhur me implikimet e tij në vrasjen e gruas së tij, Murseli qëndroi i heshtur derisa u pa në varrimin e gruas së tij gjatë të premtes në Gjakovë.

Ai u tregua edhe i revoltuar me mediat në ceremoninë e varrimit, ndërsa u desh ndërhyrja e hoxhës për të qetësuar situatën.

Naimi i kishte dërguar edhe lule gruas së tij, tashmë të ndjerës, Liridona Murselit, vrasjen e së cilës e kishte paguar me para te bashkëfshatari i tij, Granit Plava.

Vrasja e Liridones, prokuroria e policia konfirmojnë arrestimin e Granit Plavës dhe Naim Murselit

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Liridona Murselit në Sinidoll të Prishtinës më 29 nëntor 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës janë arrestuar dorasi i vrasjes, Granit Plava dhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Rasti është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua.

Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar dy të dyshuar për vrasje, si dhe është sekuestruar arma, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore.

Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.

Ndryshe, raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore.

Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.

Ky është i arrestuari tjetër për vrasjen e Liridona Murselit

Policia e Kosovës njoftoi se tashmë janë arrestuar dy persona për vrasjen e rëndë të 33-vjeçares, Liridona Murseli natën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, ku fillimisht u dyshua se çifti së bashku me fëmijët u përballën me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas kanë shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridonën.

Hetimet e vazhdueshme të Policisë kanë zbardhur detaje nga skena e krimit, kështu duke rënë në pranga vetë Murseli si dhe i dyshuar tjetër, i cili siç merr vesh media nga burimet e veta është Granit Plava.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti është paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.

Këto janë vetëm detajet e para që janë zbuluar pas arrestimit të dy të dyshuarve dhe pritet të konfirmohen nga organet e rendit pasi të sigurohen provat e nevojshme.

Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, vrasje kjo e cila tronditi vendin më 29 dhjetor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Media mëson se një nga personat e arrestuar është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, i cili dyshohet për përfshirje në këtë rast.

Sipas burimeve bazuar në dëshminë e personit të dytë të arrestuar të dhënë para Policisë, dyshohet se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.

Burimet thonë se, personi i dytë i arrestuar ka deklaruar se Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes

Këto janë vetëm detajet e para që janë zbuluar pas arrestimit të dy të dyshuarve dhe pritet të konfirmohen nga organet e rendit pasi të sigurohen provat e nevojshme.

“Vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes”, për këto dy vepra po dyshohen Naim Murseli dhe i arrestuari tjetër

Policia e Kosovës ka konfimruar sot se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas burimeve një nga të arrestuarit është burri i Liridonës, Naim Murseli dhe i arrestuari i dytë është nga Gjakova.

Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes.

Liridona Murseli është vrarë nga arma e zjarrit në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bshkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre iu ishte bërë pritë nga hajnat.

Policia vjen me njoftimin e fundit, arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit – bastisen dy lokacione

Nga: A.M.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Lirionda Murselit.

Përmes njoftimit, polciia ka bërë të ditur se mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Gjithashtu, tha se po zhvillohet një operacion bastisës në dy lokacione në Gjakovë.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

Grabitje me pasjoja të vrasjes

Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën "Dalip Alshiqi" në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

-INFORMACION SHTESË

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.

Arrestohet Naim Murseli bashkë me një person tjetër për vrasjen e gruas, Liridona Murselit

Policia e Kosovës ka arrestuar Naim Murselin, bashkëshortin e Liridona Murselit e cila mbeti e vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dy ditë më parë merr vesh. Ai është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit së bashku me një person tjetër që dyshohet ta ketë paguar.

Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Ngjarja sipas rrugëve zyrtare u raportua si grabitje që eskaloi në përdorimin e armës nga e cila gjeti vdekjen tashmë e ndjera, Liridona Murseli.

Në vendin e ngjarjes, brenda në veturë prezent ishin burri i Liridona Murselit, Naim Murseli, njëkohësisht ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Ai rrëfeu para policisë së ngjarja kishte nisur si grabitje dhe përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së tij.

Bashkë me çiftin në veturë ishin edhe dy fëmijët e tyre, të cilët u larguan nga vetura së bashku me babanë e tyre, teksa panë se nëna e tyre u vra nga arma e zjarrit.

“Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhej në njoftimin e policisë për rastin.

E ndjera Liridona Murseli është varrosur sot në fshatin Cërmjan të Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat