Policia vjen me njoftimin e fundit, arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit – bastisen dy lokacione

Aktuale

Policia vjen me njoftimin e fundit, arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit – bastisen dy lokacione

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:15
Liridona dhe Naim Murseli.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Lirionda Murselit.

Përmes njoftimit, polciia ka bërë të ditur se mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Gjithashtu, tha se po zhvillohet një operacion bastisës në dy lokacione në Gjakovë.

 “Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

Grabitje me pasjoja të vrasjes

Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën "Dalip Alshiqi" në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

-INFORMACION SHTESË

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat