Hasani: Dënimet në Kosovë janë të ulëta në krahasim me rajonin

Aktuale

Hasani: Dënimet në Kosovë janë të ulëta në krahasim me rajonin

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 18:44
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, deklaroi se nuk ka asnjë dilemë që dënimet në Kosovë janë të ulëta në krahasim me regjionin.

“Këtë e them me siguri të plotë kur kemi të bëjmë me dënimet në përgjithësi, për faktin se është krijuar një lloj standardi që gjyqtari e shikon gjithmonë atë minimumin e atë pjesën më të ulët të dënimit, dhe këtë matjen e dënimit e bën më tepër në mënyrë mekanike pa i marr parasysh të gjithë ato rrethanat që kanë atë impaktin në lartësinë e dënimit”

“D.m.th matja e dënimit nuk bëhet në përputhje me kriteret që ligji i përcakton në mënyrë të saktë, mirëpo kur kemi të bëjmë te veprat penale të terrorizmit për shkak të pasojave që ato krijojnë edhe në aspektin e brendshëm nacional, por edhe në aspektin ndërkombëtar”, u shpreh për Info Magazine ish-kryetari i Gjykatës Supreme.

Sipas tij, do të duhej të ishin shumë të vëmendshëm në kuptimin e matjes dhe llojit të dënimit, dhe se nuk do të duhej të ishte fokusi i gjyqtarit për të parë minimumin e dënimit, por dënimi të përcaktohej në përputhje me rrethanat që i karakterizojnë këto vepra penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat